image Pas humbjes së fëmijës, John Legend i prek të gjithë me fjalët për bashkëshorten e tij

Bota e Yjeve

Pas humbjes së fëmijës, John Legend i prek të gjithë me fjalët për bashkëshorten e tij

news image

Më 30 shtator, Chrissy Teigen tregoi plot dhimbje se ajo dhe John e humbën fëmijën e tyre.

Ajo publikoi disa foto e shtrirë në spital, duke qarë pranë vogëlushit të saj, që për fat të keq nuk ja doli dot.

John ka folur në një postim për admirimin dhe vlerësimin e madh që ka për bashkëshorten e tij, pasi i dedikoi një këngë në “2020 Billboard Music Awards”.

Ai ka treguar se ndihet në ‘borxh’ me të për forcën që ajo ka treguar në momentet më sfiduese. “Kjo është për Chrissyn. Të dua dhe të çmoj ty dhe familjen tonë”.

https://www.instagram.com/p/CFyWQLWpJ3u/?utm_source=ig_web_copy_link

Legend e vazhdon shkrimin e tij, duke treguar se si ata e kanë përjetuar bashkë çdo ulje apo ngritje në jetë dhe ka mbetur i mahnitur nga forca e bashkëshortes së tij në çdo moment.

Ai shpjegoi edhe kuptimin e këngës “Never Break”.

“E shkruajta këtë këngë sepse kam besim se sado të ecim në këtë botë, do të mbajmë dorën e njëri-tjetrit përmes çdo loti, çdo ulje-ngritje, çdo testi. I kemi premtuar njëri-tjetrin 7 vite më parë në dasmën tonë dhe çdo sfidë që kemi përjetuar e ka bërë atë premtim më të fuqishëm”, shkruan John. /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/tv/CGYutPilrb9/?utm_source=ig_web_copy_link