image Pas Hashim Thaçit ftohet për intervistë edhe Ramush Haradinaj për rastin e veteranëve

Kosovë

Drejtësi/ Pas Hashim Thaçit ftohet për intervistë edhe Ramush Haradinaj për rastin e veteranëve

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, pritet që të ftohet në seancën gjyqësore për rastin e njohur si “Veteranët”.

Për këtë rast janë duke akuzuar Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj dhe Fadil Shurdhaj.

Gjatë ditës është bërë e ditur se edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh njëri nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është propozuar si dëshmitar në gjykimin e rastit të njohur si “Veteranët”./Gazeta Sinjali/