image Pas Grykës së Rugovës, mbyllet për vizitorë edhe Ujëvara e Mirushës

Kosovë

Vendim/ Pas Grykës së Rugovës, mbyllet për vizitorë edhe Ujëvara e Mirushës

news image

Pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e parqeve në tërë Kosovën, inspektorati komunal i Malishevës, i ka mbyllur të gjitha parqet në territorin e kësaj komune dhe në të njëjtën kohë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë këtë vendim, përndryshe mund të gjobiten.

Kjo urdhëresë është marrë në kuadër të masave parandaluese ndaj COVID-19, për t’u mbrojtur dhe për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në territorin e Komunës së Malishevës, janë mbyllur parku në Ujëvarat e Mirushës, Vrella e Mëhillit dhe parku i qytetit në Malishevës./GazetaSinjali/