image Pas Gjermanisë, edhe tri shtete tjera evropiane nisin hetimet për krime lufte në Ukrainë

Botë

Pas Gjermanisë, edhe tri shtete tjera evropiane nisin hetimet për krime lufte në Ukrainë

news image

Pas Gjermanisë, edhe tri shtete të tjera evropiane kanë nisur hetimet për krime të luftës të kryera nga forcat ruse në Ukrainë.

Prokuororitë e Lituanisë, Polonisë dhe Estonisë kanë vendosur që të hapin dosje për krime të mundshme të luftës të kryera gjatë pushtimit nga forcat ruse.

Këtë e konfirmoi edhe prokurorja ukrainase e shtetit, Iryna Venediktova.

“Katër shtete evropiane janë gati që të hetojnë krimet ruse të luftës. Faleminderit Lituani, Poloni, Estoni dhe Gjermani”, shkroi ajo në Twitter.

“Bashkë do të fitojmë në frontet ligjore”, shkroi tutje ajo duke u shprehur e bindur se kryerësit e krimeve do të marrin dënimin e merituar ligjor.

/GazetaSinjali/