image Pas Gjermanisë, edhe ShBA paralajmëron qytetarët për kujdes të shtuar nëse vizitojnë Shkupin

Rajon

Pas Gjermanisë, edhe ShBA paralajmëron qytetarët për kujdes të shtuar nëse vizitojnë Shkupin

news image

Pas Gjermanisë edhe SHBA-të kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që të jenë veçanërisht të kujdesshëm nëse udhëtojnë në Shkup, për shkak të kërcënimeve për bomba, por edhe për praninë e mundshme të “xhepistëve” nëpër qendra tregtare dhe dyqane gjatë festave të fundvitit.

“Ndërsa turma njerëzish mblidhen në tregje pushimi, qendra tregtare dhe vende të tjera publike, Ambasada e SHBA-së u kujton qytetarëve amerikanë të jenë të kujdesshëm, pasi ekzistenca e hajdutëve të xhepave dhe kriminelëve të tjerë të vegjël ka gjasa të ndodhë.

Ka pasur gjithashtu një rritje të raporteve për kërcënime me bomba, në Shkup dhe gjetkë, në stacionet e transportit publik, aeroporte, hotele, qendra tregtare, qendra sportive dhe shkolla. Autoritetet lokale kanë hetuar çdo kërcënim dhe deri më tani të gjitha paralajmërimet për bomba kanë qenë të rreme. Nëse ndodheni në një vend që merr një kërcënim për bombë, ju lutemi ndiqni udhëzimet e personelit lokal të sigurisë dhe policisë në vend”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtohet se të shtunën e kaluar, Ministria e Jashtme gjermane paralajmëroi qytetarët gjermanë që të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, për shkak të kërcënimeve me bombë në kryeqytetin e Shkupit.

Maqedonia e Veriut ka marrë disa kërcënime për bombë gjatë dy muajve të fundit, të gjitha kanë rezultuar të rreme. Të premten e kaluar, një kërcënim për bombë arriti në aeroportin e Shkupit, i cili u evakuua si masë paraprake dhe disa fluturime u pezulluan. /abcnews.al

/GazetaSinjali/