Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka marrë pjesë në festën e 50-vjeotrit të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Ai ka shkruar se këtë të diele është shënuar jubile i madh i Baletit Kombëtar.
Madje, ai ka komentuar edhe shfaqjen e baletit që u dha në nderim të 50-vjetorit.
“Shfaqja u vu në skenë falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të Baletit Kombëtar të Kosovës, Teatrit të Operës dhe Baletit të Shqipërisë dhe Filharmonisë së Kosovës. Me koreografi nga Alisa Gjoni, u përcoll bindshëm nga orkestra e Filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e maestros Gridi Kraja.”, shkroi ndër të tjera z.Kurti.
Kujtojmë që një postim i ditës së shtune, e që fliste për “progresin ekonomik të Kosovës”, Kurti shkroi gjërësisht për trendet ekonomike të vendit gjatë qeverisjes së tij 18-mujore.