Mbyllet xhiroja e tretë në Superligen e basketbollit kosovar, raporton Sinjali Sport.
Me përballjen fantastike mes Bashkimit dhe Prishtinë ka përfunduar edhe kjo javë.
Bardhekaltërit fituan në vizitë në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec me rezultat 105:104, pasi në kohën e rregullt dhe në vazhdimin e parë loja u mbyll baras.
Vazhdimi i dytë e përcaktoi fituesin, ku me bardhekaltërit që u treguan më të vëmendshëm, arritën e fitoren e dytë.
Te Prishtina veçohen Lejson Zeqiri me 30 pikë dhe 10 kërcime, e po ashtu Nicholas Tomsick me 25 poena luajti mirë.
Julien Lewis ishte i pandalshëm te vendasit duke realizuar 27 pikë, i ndihmuar edhe nga 21 poenat e Immanuel King, por të pamjaftueshme për fitore.
Kjo fitore e ngrit Prishtinën në pozitën e pestë, kurse vendasit zbresin në atë të gjashtën. /Gazeta Sinjali Sporti/