image Pas dritave, Podujeva bëhet edhe me kamera të sigurisë

Kosovë

Pas dritave, Podujeva bëhet edhe me kamera të sigurisë

news image

Komuna e Podujevës ka instaluar kamera të sigurisë në objektet e institucioneve publike që ndodhen në këtë qytet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të komunës, ky instalim do të bëhet në 14 shkolla, 19 zyra të gjendjes civile dhe në objektin e Brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë.

“Qëllimi i projektit është ngritja e nivelit të sigurisë në institucione publike”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/