image Pas dorëheqjes së Bashës, ky është personi që do ta drejtojë Partinë Demokratike

Shqipëri

Pas dorëheqjes së Bashës, ky është personi që do ta drejtojë Partinë Demokratike

news image

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, në këtë pozitë përkohësisht do të jetë Enkelejd Alibeaj.

Nënkryetari i PD-së është vendosur në këtë post në përputhje me statutin e partisë, duke qëndruar në krye të selisë blu për një periudhë tranzitore.

Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili bëri të ditur se nënkryetarja tjetër Jorida Tabaku hoqi dorë nga e drejta për t’u propozuar në drejtimin e përkohshëm të partisë.

“Pasi jam njohur me deklaratën e Kryetarit të Partisë z. Lulzim Basha se ka vendosur të hedhë një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD për të ndihmuar në ringritjen e PD, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën Nënkryetarët e Partisë znj. Jorida Tabaku dhe z. Enkelejd Alibeaj, si dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD znj. Arta Sakja”.

“Në mbështetje të Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakum në drejtimin e Partisë në këtë moment të vështirë dhe specifik, kam konsultuar të dy Nënkryetarët me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej tyre për drejtimin e Partisë”.

“Në takim kam marrë konfirmimin e Nënkryetares znj. Tabaku se heq dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë. Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj”, bën të ditur Bardhi, raporton tvklan.al.

/GazetaSinjali/