image Pas disfatës në zgjedhje, Haradinaj kthehet në Gllogjan për raki

Kosovë

Ceremonia/ Pas disfatës në zgjedhje, Haradinaj kthehet në Gllogjan për raki

news image

Pas disfatës së madhe që e pësoi në zgjedhjet e 6 tetorit, lideri i AAK-së, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është kthyer në fshatin e tij të lindjes në Gllogjan.

Ai mori pjesë në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në Gllogjan në ceremoninë e pjekjes dhe distilimit të rakisë së shtëpisë, sipas traditave të vjetra shqiptare, me mjeshtrin bacën Shaban dhe nipin e tij, i cili me krenari mban emrin e dëshmorit të lirisë, Sadri Lokaj”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1432076373583439?__tn__=-R

Koalicioni AAK-PSD, që pretendonte se do t’i fitonte zgjedhjet, pësoi disfatë të madhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky koalicion doli në vend të katërt, pas LVV-së, LDK-së dhe PDK-së. /Gazeta Sinjali/