image Pas disa orësh, NATO del me deklaratë për njoftimin e Rusisë për tërheqje

Politikë

Pas disa orësh, NATO del me deklaratë për njoftimin e Rusisë për tërheqje

news image

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se depërshkallëzim i vërtetë do të nënkuptonte një tërheqje e forcave ruse dhe pajisjeve nga zonat e kufirit përreth Ukrainës.

“Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo jep bazë për optimizëm të kujdesshëm. Por deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në terren nga pala ruse”, u tha gazetarëve Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tutje shtoi se Rusia ka grumbulluar një forcë luftarake në dhe rreth Ukrainës të paprecedentë që nga Lufta e Ftohtë.

“Gjithçka është në vend për një sulm të ri. Por Rusia ka ende kohë të tërhiqet nga pragu, të ndalojë përgatitjen për luftë dhe të fillojë të punojë për një zgjidhje paqësore.” tha sekretari i NATO-s.

Stoltenberg e quan situatën aktuale “krizën më serioze të sigurisë me të cilën jemi përballur në Evropë për dekada”.

/GazetaSinjali/