image Pas dhunës nga bashkëshorti, gruaja refuzon të kthehet në shtëpi

Siguri

Pas dhunës nga bashkëshorti, gruaja refuzon të kthehet në shtëpi

news image

Në Lagjen Tjegullore të Komunës së Mitrovicës, dje rreth orës 20:20, një grua ka raportuar se në mënyrë të vazhdueshme ka qenë viktimë e dhunës në familje, të ushtruar nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me viktimën kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se viktima për një kohë të vazhdueshme kishte qenë viktimë e dhunës fizike dhe psiqike, të ushtruar nga bashkëshorti, me të cilin ka edhe dy fëmijë.

Pas raportimit të rastit në polici, të dy palët janë shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se ndonëse i dyshuari është liruar, viktima nuk ka pranuar që të shkojë në shtëpi dhe e njëjta është dërguar në strehimore, së bashku me dy fëmijët e saj.

/Gazeta Sinjali/