image Pas dështimit për t'u kualifikuar në Botëror, Donnarummas i bie vlera ndjeshëm

Futboll

Pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror, Donnarummas i bie vlera ndjeshëm

news image

Vlerat e tregut të disa lojtarëve të Italisë kanë rënë ndjeshëm pas eliminimit të tyre në play-off të Kupës së Botës, transmeton Sinjali Sport.

Italia pësoi një humbje shokuese 1-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të play-off-it në Palermo javën e kaluar, duke e përjashtuar atë nga gara për Kupën e Botës së ardhshme në Katar. Kjo është Kupa e Botës e dytë radhazi që ‘Azzurrit’ nuk do të marrin pjesë, diçka që nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë të mos marrin pjesë në dy Botërore radhazi.

Siç raportohet nga ‘La Gazzetta dello Sport’, disa lojtarëve të Italisë iu ka rënë e vlerave e tyre në treg pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, me Gianluigi Donnarumma që është më i prekuri.

Vlera e portierit italian 23-vjeçar ra nga 65 milionë euro në 50 milionë euro, me gabimin e tij që pësoi golin në minutat shtesë nga një distancë e theksuar.

Vlera e Jorginhos ka rënë gjithashtu nga 45 milionë euro në 30 milionë euro, gjë që mund të ndikojë në bisedimet e tij për rinovimin e kontratës me Chelsean, gjersa vlera e Domenico Berardit tani është 25 milionë euro, duke rënë nga 35 milionë euro.

/GazetaSinjaliSport/