Hoxha kosovar i njohur për deklaratat e tij të ‘forta’ mbrëmë ka thirrur numër të madh të njerëzve për iftar, në mesin e tyre deputetë, aktorë e këngëtarë.
Ndonëse u kritikua jashtë mase për deklaratën e fundit se “burri nuk e ka borxh me e pyet gruan e parë për me e marrë gruan e dytë”, Krasniqi duket se gëzon respekt nga figura të rëndësishme të politikës – përfshirë deputetët.
Në mesin e të ftuarve ishin: Eman Rrahmani (VV), Gramoz Agusholli(VV), Mërgim Lushtaku (PDK), Bekë Berisha (AAK) e kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Madje deputeti Bekë Berisha mbajti edhe fjalim.