image Pas deklaratave të Ramës, Sali Berisha reagon për Xhakën e Shaqirin: Zoti i bekoftë

Futboll

Pas deklaratave të Ramës, Sali Berisha reagon për Xhakën e Shaqirin: Zoti i bekoftë

news image

Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha reagoi sërish për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Berisha publikoi fotot e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, duke i quajtur si fotografitë e vitit.

“FOTOT E VITIT! Bënë histori. Zoti i bekoftë të dy së bashku me familjet e tyre”, ka shkruar Berisha.

Ky reagim erdhi pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se nuk ka reaguar pasi nuk është kryeministër i Zvicrës.

Madje, Rama tha se Xhaka e Shaqiri nuk duhet të shfrytëzohen për politikë.

FOTOT E VITIT! Bënë histori. Zoti i bekoftë të dy së bashku me familjet e tyre. #sb

Posted by Sali Berisha on Sunday, December 4, 2022

/GazetaSinjali/