image Pas çmimit në festival, Yllka Gashi: Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur

Bota e Yjeve

Pas çmimit në festival, Yllka Gashi: Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur

news image

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi pak ditë më parë fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin 66-vjeçar të filmit, “Seminci”.

Yllka çmimin “Aktorja më e mirë” e fitoi falë rolit të saj në filmin “Zgjoi”, shkruan Gazeta Sinjali.

E lumtur për suksesin, aktorja të martën publikoi në Instagram disa fotografi nga momenti i marrjes së çmimit.

Yllka Gashi në përshkrimin sipër fotografive ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, me ç’rast u shpreh tejet falënderuese për këtë çmim në një festival tradicional, i cili ka tash e 66 vite që organizohet në shtetin spanjoll.

Postimi i saj i plotë:

“Të dashur miq,

Ju falemnderit nga zemra për dashamirësinë e përkrahjen e vazhdueshme.
Meqë isha duke udhëtuar nuk munda t’i publikoj më herët fotografitë nga gala mbrëmja e çmimeve në festivalin e filmit në Valladolid, ku “Zgjoi” ynë fitoi dy çmime.

Çmimi për aktoren më të mirë – Yllka Gashi
Çmimi Fundos – “Zgjoi” Blerta Basholli

Nder e kënaqësi ta prezantojmë Kosovën tonë të dashur anembanë botës me një rrëfim inspirues të grave të Krushës e Fahrije Hotit!

Nder e kënaqësi të shpërblehemi në njërin nga festivalet e filmit me traditë mbi 60 vjeçare në Evropë”, ka shkruar Yllka Gashi në Instagram.

/GazetaSinjali/

View this post on Instagram

A post shared by Yllka Gashi (@yllka_gashi)