Sikur të mos mjaftonte cikloni që ka goditur sot ishujt grekë, një tërmet me magnitudë 5.9 ka tronditur Greqinë pak çaste më parë.
Tërmeti me magnitudë 5.9, sipas EMSC, goditi rajonin e Kretës.
Sipas dëshmive, lëkundjet afër epiqendrës ishin të forta, ndërsa fatmirësisht tërmeti ka zgjatur shumë pak sekonda.
Sinoptikanët kanë parashikuar stuhi të forta të dielën, në zonën përreth, ku ra sot tërmeti./Gazeta Sinjali/