image Pas Brazilit edhe Man United po shqyrton largimin e Antonyt nga skuadra, shkak akuzat për sulm ndaj ish-partneres

Futboll

Pas Brazilit edhe Man United po shqyrton largimin e Antonyt nga skuadra, shkak akuzat për sulm ndaj ish-partneres

news image

Manchester United po konsideron pezullimin nga skuadra të Antonyt pas akuzave për sulm dhe keqtrajtim ndaj ish të dashurës së tij.

Gjatë ditës së djeshme, braziliani u tërhoq nga kombëtarja e Brazilit, deri të qartësohen të gjitha akuzat që po e ngarkojnë sulmuesin.

E duket se kjo tani ka futur në presion edhe klubin e Manchester United për ta shtyrë ta bërë të njëjtën gjë, raporton Sinjali Sporti.

Siç raporton britanikja ‘TheGuardian’, Manchester United është nën presion për të hequr Antony pasi Brazili e tërhoqi futbollistin nga skuadra e tyre pas akuzave të rënda për sulm fizik dhe pretendimit se lojtari kërcënoi të vriste ish-partneren e tij dhe e sulmoi atë me një gotë.

Kujtojmë që një rast paksa të ngjashëm e kishte edhe sulmuesi tjetër i Manchester United, Mason Greenwood, ku para pak ditësh klubi anglez vendosi që ta largojë atë, duke e çuar huazim te skuadra spanjolle Getafe.

/GazetaSinjaliSport/