Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë ka organizuar Konferencën Rajonale të Misioneve Norvegjeze të në Evropën Jugindore.
Të martën ishte ftuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
Ndërkaq të enjten u ftua kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka njoftuar ambasada.
“Falënderimet tona shkojnë për Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq, Igor Simiq nga grupi parlamentar i Listës Serbe dhe Natasha Elezovic, të cilët ishin të pranishëm me ne dhe ndanë me dashamirësi çështjet që preokupojnë komunitetet pakicë dhe sfidat e vazhdueshme lidhur me integrimin e qëndrueshëm të të kthyerve”, thuhet në njoftim, përcjell Sinjali.
“Grupi i Ambasadorëve dhe delegacioni nga Ministria e Punëve të Jashtme në Oslo vlerësuan lart diskutimet e sinqerta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta mbi sfidat dhe mundësitë, si dhe mënyrën e mbështetjes së komuniteteve pakicë në Kosovë”, përmbyllet komunikata.
Goran Rakiq disa herë ka injoruar vendimet e Qeverisë së Kosovës. Ai haptazi e pranon që president të tij e konsideron Aleksandër Vuçiqin.