Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Tobias Billstrom vjen sot në Prishtinë.
Kryeministri Albin Kurti do ta presë kryediplomatin suedez në takim në orën 15:35, siç njofton Zyra e Kryeministrit.
Billstrom dje ishte në Beograd, dhe pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit u ankua se ai e kishte porositur që t’i vë sanksione Rusisë.
“I kuptuam porositë e Suedisë, që duhet t’i vendosim sanksionet Rusisë. Ne jemi shtet i pavarur, dhe në përputhje me këtë edhe do të marrim vendim. Edhe njëherë e falënderoj për sinqeritetin dhe bisedën e hapur, që është e vetmja mënyrë që t’i dëgjojmë dhe kuptojmë argumentet e njëri tjetrit” tha Vuciq.
Në konferencën për shtyp pas takimit, Vuçiq kryesisht u ankua për mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.