image "Tradhtarë, të dështuar e të shitur", vajza e Jakup Krasniqit shpërthen ndaj deputetëve të PDK-së që e votuan Specialen

Kosovë

“Tradhtarë, të dështuar e të shitur”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen ndaj deputetëve të PDK-së që e votuan Specialen

news image

Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, të cilët iu bastis shtëpia sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, i ka quajtur tradhtarë deputetët e PDK-së, të cilët votuan për themelimin e Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka publikuar 25 emrat e deputetëve të Grupit të atëhershëm parlamentar të PDK-së, duke i quajtur të dështuar, të shitur e të ndryrë.

“Ish-bashkëpartiakë të babit, deputetë të legjislaturës më të dështuar, deputetë të dështuar, të shitur e të ndryrë. A po ju pëlqejnë këto pamje, si po ndiheni me këto pamje? Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që në dhe fëmijët e juaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtarë?”, ka shkruar ajo mbi fotografitë e aksionit të bastisjes së shtëpisë së tyre./Gazeta Sinjali/