Personi i 20-të i infektuar me koronavirus është motra e llapjanit, i cili ishte infektuar ditë më parë.
Burime të Gazetës Sinjali, e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për motrën e personit nga Duminca e Podujevës të infektuar me koronavirus.
Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se babë e bir nga fshati Dumnicë janë të infektuar me koronavirs, ndërsa tani është edhe motra e tij.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe IKSHPK-ja, të cilët kanë bërë të ditur se edhe një person ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus gjatë ditës së sotme, duke shkuar në 20 numri i të prekurve.
Në Podujevë deri më tani janë tre persona të infektuar me koronavirus, baba 85 vjeçar, i biri i tij 62 vjeçar dhe motra e tij nga fshati Bradash i Podujevës.
I infektuari i pari në Podujevë ishte 62-vjeçari, i cili kishe ardhur nga Italia ditë me parë. /Gazeta Sinjali/