image Pas asaj të ushtrisë, “Anonymous” hakojnë faqen e Aleksandër Vuçiq

Rajon

Pas asaj të ushtrisë, “Anonymous” hakojnë faqen e Aleksandër Vuçiq

news image

Vazhdon “lufta online” mes hakerëve të grupit të quajtur “Anonymous” dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq pasi tani thonë se kanë rrëzuar nga sistemi uebfaqen e këtij të fundit, vucic.rs.

Kjo vjen derisa ky grup përmes një llogarie në Twitter thanë se kishin marrë përsipër faqen e ushtrisë serbe.

Tani përmes llogarisë “Anonymous TV” ku bashkangjitur kanë të vendosur si ikonë flamurin e Ukrainës thonë se faqja e Vuçiqit “vucic.rs” ka rënë nga sistemi, ata gjithashtu i lanë presidentit serb edhe një mesazh.

“Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le të fillojmë”, kanë shkruar ata në postimin e tyre.

Ditë më parë, kjo llogari i kishte bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në veri të Kosovës, krahas postimit kishte bashkangjitur edhe video-mesazhin ku zëri ishte ndryshuar krejtësisht.

/GazetaSinjali/