Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thirrur një konferencë për media, pas arrestimit të Jakup Krasniqit nga forcat e EULEX-it, shkruan Gazeta Sinjali.
“Ju njoftojmë se sot prej orës 16:30, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për media” thuhet në njoftimin e Nismës.
Jakup Krasniqi para pak minutash është nisur për në Hagë pasi që i është konfirmuar aktakuza.
Bastisja në shtëpinë e tij në Prishtinë ka filluar qysh në 05:30, për të vazhduar më pas edhe në shtëpinë e tij në Negroc të Drenasit./Gazeta Sinjali/