image Pas aprovimit të vaksinës nga SHBA, 20 milionë persona do të injektohen deri në fund të muajit

Botë

Pas aprovimit të vaksinës nga SHBA, 20 milionë persona do të injektohen deri në fund të muajit

news image

Kamionët dhe avionët e ngarkuar me vaksinat e Pfizer-BioNTech së shpejti do të nisen nga Kalamazoo, Michigan, për në spitalet e SHBA-së, pasi u autorizua përdorimi emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Duhet të ndalemi për një moment, dhe ta konsiderojmë se po përballemi me ngjarje masive të viktimave çdo ditë në SHBA. Por tani kemi këtë vaksinë të zhvilluar në një periudhë rekorde që me kohë mund ta shpëtojë vendin dhe botën nga kjo pandemi e tmerrshme”, tha mjekja e urgjencës, Leana Wen për CNN disa momente pas autorizimit.

Lajmi për miratimin e vaksinës vjen derisa SHBA-ja u përball rëndë javëve të fundit me pandeminë.

Ndërkohë, kanë mbetur vetëm dy hapa kryesorë përpara se të fillojnë vaksinimet.

Një komitet këshillimor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – ka planifikuar një takim të shtunën në mëngjes, duhet të votojë të rekomandojë vaksinën dhe agjencia duhet ta pranojë atë rekomandim, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Më pas, vaksinimet mund të fillojnë në vend.

Javën e kaluar, këshilltarët e vaksinave në CDC votuan për të rekomanduar që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe banorët e institucioneve të kujdesit afatgjatë të jenë në radhë të parë për t’u vaksinuar.

Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar, ka thënë se rreth 20 milionë amerikanë duhet të injektohen deri në fund të muajit, 50 milionë deri në fund të muajit janar dhe të paktën 100 milionë njerëz duhet të vaksinohen deri në fund të tremujorit të parë./Gazeta Sinjali/