image Pas ankesës së avokatit të Veselit, gjykatësi vendos t’i japë urdhër prokurorisë për dosjen paraprake

Drejtësi

Pas ankesës së avokatit të Veselit, gjykatësi vendos t’i japë urdhër prokurorisë për dosjen paraprake

news image

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, është ankuar që Prokuroria Speciale nuk ka dhënë ende dosjen paraprake për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ankesë e tij bëri që gjykatësi francez, Nicollas Guillou, t’ia tërheq vërejtjen prokurorisë se ka zvarritur çështjen e dosjes paraprake dhe t’ia bëjë të ditur se do të japë një urdhër për datën se kur ajo duhet të dorëzohet.

“Unë do të vendos për dhënien e dosjes paraprake, do të vendos afat. Po i afrohemi 1-vjetorit të procedurës paraprake dhe duhet të vendosim për afatet”, tha ai.

Ai bëri të ditur se ky afat do të jepet qysh në seancën e radhës për ecurinë e çështjes, e cila do të mbahet më 29 tetor./Gazeta Sinjali/