image Pas akuzave të Thaçit, Haki Abazi rreshtohet krah Vjosa Osmanit

Politikë

Pas akuzave të Thaçit, Haki Abazi rreshtohet krah Vjosa Osmanit

news image

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar pas akuzës së presidentit Thaçi se dikush nga familja e Vjosa Osmanit i ka shërbyer Serbisë.

“Lufta e Thaçit kundër Vjosa Osmanit është e qëllimshme sepse janë grupi parlamentar i LVV dhe Vjosa Osmani pengesa e ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë që Thaçi dhe qeveria e tij duan ta kalojnë në Parlamentin e Kosovës”, shkruan Abazi në reagimin e tij, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Abazit, Thaçi ka paguar qindra mijëra euro për lobim që ndarja e Kosovës të pranohet nga ana e Gjermanisë dhe shtetet tjera Evropiane.

 “Ato kanë refuzuar dhe kjo është arsyeja që Thaçi e urrenë Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësimin në dialog”, përfundon ai. /Gazeta Sinjali/