image Pas afër katër viteve, Liverpooli mposhtet në 'Anfield'

Futboll

Pas afër katër viteve, Liverpooli mposhtet në ‘Anfield’

news image

Liverpooli nuk po arrin assesi të këndellet, duke regjistruar edhe ndeshjen e pestë radhazi pa fitore në Premier Ligë, shkruan Sporti në Sinjali.

Pas afër katër viteve, kampioni në fuqi anglez ka pësuar humbje në shtëpi, pasi sonte u mposhten nga Burnley.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘Anfield Road’ ka përfunduar me fitoren minimale, 0-1, të mysafirëve.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve për Burnleyn e shënoi Ashley Barnes nga pika e bardhë në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitore, Burnley ka 19 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të, kurse Liverpooli mbetet me 34 pikë dhe renditet i katërti.

Vlen të theksohet se humbja e fundit e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp ishte më 23 prill të vitit 2017.

/Sporti në Sinjali/.