image Pas 8 muajsh, Thaçi dhe të tjerët do të takohen me familjarët e tyre

Drejtësi

Pas 8 muajsh, Thaçi dhe të tjerët do të takohen me familjarët e tyre

news image

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mundësuar që vizitat të fillojnë më 15 korrik të këtij viti.

Shtatë personalitete të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë gati tetë muaj që qëndrojnë brenda mureve të Qendrës së Paraburgimit në Hagë.

Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Hysni Gucatit e Sali Mustafës i është konfirmuar aktakuza gjatë vitit 2020.

E që nga ajo periudhë asnjë nga ish-krerët e UÇK-së nuk patën mundësinë t’i takojnë familjarët e tyre.

Të gjithë të paraburgosurit gjatë kësaj periudhe, ishin pajisur me mjete që shërbejnë për të mbajtur lidhjen me anëtarët e familjes dhe të tjerët gjatë qëndrimit në paraburgim.

Megjithatë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mundësuar që vizitat për këta të fundit të fillojnë më 15 korrik të këtij viti.

Këtë e konfirmojnë nga kjo Zyrë për T7.

Zyra e Prokurorit të Specializuar shton se edhe bisedat me video do të vazhdojnë të zhvillohen gjithashtu.

Vaksinimi i ish-krerëve të UÇK-së, ka bërë që të ketë rishikim të vazhdueshëm të masave që DHSK ka vendosur.

Kjo ka ndikuar edhe në rifillimin më të shpejtë të vizitave personale, të cilat asnjë nga ish-krerët nuk i zhvilluan fizikisht për muaj të tërë, përveç Veselit i cili ishte për një vizitë te babai i tij në spital./Gazeta Sinjali/