image Pas 32 ditë lufte, rifillon mësimi online në Kiev

Botë

Pas 32 ditë lufte, rifillon mësimi online në Kiev

news image

Nxënësit në kryeqytetin e Ukrainës sot rikthehen në mësim përmes platformave online.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, i cili ka thënë se orët mësimore do të përshtaten me pushtetet aktuale, duke përdorur platform të ndryshme.

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe punojë edhe në kushte të tilla të vështira të gjendjes ushtarake”, shkroi Vitali Klitschko në një postim në Telegram.

“Ata po tentojnë të na frikësojnë, por nuk do të funksionojë”, tha ai.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve ukrainas janë larguar nga shteti që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

/GazetaSinjali/