image Pas 21 vitesh, riaktivizohet sërish vullkani në Kongo

Botë

Pas 21 vitesh, riaktivizohet sërish vullkani në Kongo

news image

Për herë të parë pas 21 vitesh është riaktivizuar vullkani në malin Nyiragongo në Kongo, duke shkaktuar ankth dhe frikë te 2 milionë banorët e qytetit Goma.

Në vitin 2002, kur shpërtheu për herë të fundit, ky vullkan ua mori jetën të paktën 250 personave, ndërsa la pa kulm mbi kokë mbi 120 mijë të tjerë.

Qeveria vendase ka nisur evakuimin masiv të banorëve të qytetit Goma, ndërsa me mijëra janë parë të braktisin shtëpitë e tyre ende pa u dhënë njoftimi i evakuimit.

Turmat e njerëzve janë fotografuar duke u larguar me dyshekë e sende të tjera drejt kufirit me Ruadën, në lindje të Kongos./Gazeta Sinjali/