image Pas 180 viteve, britanikët i japin Gjibraltarit statusin e qytetit

Evropë

Pas 180 viteve, britanikët i japin Gjibraltarit statusin e qytetit

news image

Gjibraltari është territor i Britanisë në jug të Spanjës, dhe tani zyrtarisht mund të quhet qytet dhe atë pas 180 vite që statusin ia dha mbretëresha Victoria.

Ky territor britanik jashtë shtetit në fillim të këtij viti kishte ofruar të jetë qytet si pjesë e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II.

Por kur shikuan arkivat kombëtare, zbuluan se ishte njohur tashmë si qytet në vitin 1842. Kështu Gjibraltari ka marrë sërish statusin që e kishte kërkuar, kurse kryeministri Boris Johnson e ka përshkuar si “njohje të madhe” që shënon kështu “historinë e pasur dhe dinamike”.

Gjibraltari është territor britanik jashtë shteti që nga viti 1713, kur iu dorëzua Britanisë sipas traktatit të paqes të nënshkruar pas Luftës Spanjolle.

Gara jubilare ka treguar se 39 vende kanë aplikuar për t’u bërë qytet, e tetë prej tyre përfshirë Doncaster, Bangori dhe Dunfermline, përfundimisht fituan statusin.

Statusi i një qyteti shpesh lidhet me ekzistencën e një katedrale, universiteti apo një numri të madh banorësh, por nuk ka rregulla që e përcaktojnë atë – atë e jep monarku me këshillin i ministrave.

Statusi i qyteti sjell pak përfitime materiale, megjithatë shpesh mund t’ju japë shtysë komuniteteve duke i vendosur ato në hartë dhe zakonisht janë burim krenarie për banorët e atjeshëm.

/GazetaSinjali/