Edicioni it 14-të i Manifestës, e njohur edhe si Bienalja Nomade Evropiane, përfundon sonte.
Përmbyllja e saj do të bëhet me një koncert nga Saz’iso.
Faqja zyrtare “Manifesta Biennial” ka njoftuar se eventi i mbylljes fillon nga ora 18:00 në Fabrikën e Tullave.
“103 pjesëmarrës, 25 hapësira dhe plot 100 ditë! Sot është dita e fundit e Manifesta 14 Prishtina. Ju ftojmë të vizitoni hapësirat tona për herë të fundit sot deri në orën 16:00 dhe ju ftojmë të gëzojmë së bashku në eventin e mbylljes me Saz’iso prej orës 18:00 në Fabrikën e Tullave”, thuhet në njoftimin e Manifestës.