image “Party i vitit” Butrint Imeri e djeg lojën

Bota e Yjeve

“Party i vitit” Butrint Imeri e djeg lojën

news image

Kanë kaluar më shumë se një vit që kur pandemia e koronavirusit ka ndërprerë çdo aktivitet, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë u përfshinë edhe dasmat e mbrëmjet e ndryshme muzikore, duke bërë që të ndryshojë thuajse gjithçka.

Dhe tani me lehtësimin e masave në Kosovë e Shqipëri, kanë filluar të organizohen mbrëmje e artistët të rikthehen në punën e tyre. Kjo së fundmi vlen edhe për artistin e njohur Butrint Imeri, i cili është kthyer fuqishëm me koncerte.

Mbrëmë ai ka qenë në Ferizaj së bashku me Kidën dhe Ledri Vulën ku edhe kanë performuar këngën e tyre të re.

Dale” është padyshim hiti i këtij viti, e cila edhe po konsiderohet si himni i 2021.

Interesimi dje ka qenë aq i madh sa që edhe qyteti është blloku nga makinat, duket se Butrinti e ka kall nejen.

Mund të themi lirisht se ka qenë party i vitit. /Gazeta Sinjali/