Kanë kaluar më shumë se një vit që kur pandemia e koronavirusit ka ndërprerë çdo aktivitet, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë u përfshinë edhe dasmat e mbrëmjet e ndryshme muzikore, duke bërë që të ndryshojë thuajse gjithçka.
Dhe tani me lehtësimin e masave në Kosovë e Shqipëri, kanë filluar të organizohen mbrëmje e artistët të rikthehen në punën e tyre. Kjo së fundmi vlen edhe për artistin e njohur Butrint Imeri, i cili është kthyer fuqishëm me koncerte.
Mbrëmë ai ka qenë në Ferizaj së bashku me Kidën dhe Ledri Vulën ku edhe kanë performuar këngën e tyre të re.
“Dale” është padyshim hiti i këtij viti, e cila edhe po konsiderohet si himni i 2021.
Interesimi dje ka qenë aq i madh sa që edhe qyteti është blloku nga makinat, duket se Butrinti e ka kall nejen.
Mund të themi lirisht se ka qenë party i vitit. /Gazeta Sinjali/