image Partitë vazhdojnë të shkelin masat antiCOVID, PDK mbush sallën e dasmave në Ferizaj

Sociale

Partitë vazhdojnë të shkelin masat antiCOVID, PDK mbush sallën e dasmave në Ferizaj

news image

Që nga publikimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti, aktgjykim që e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare, partitë politike nuk i kanë ndalur tubimet, ani pse vendi po përballet me pandemi.

Ndonëse, qeveria ndaloi mbledhjen e më shumë se katër personave në ambiente të mbyllura, si dhe organizimin e dasmave, në ato salla sot po mbahen tubimet zgjedhore të partive politike.

Një rast i mospërfilljes së masave antiCOVID është edhe tubimi i sotëm i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.

Kjo parti ka mbledhur qindra simpatizantë të saj në një sallë dasmash në këtë qytet, pa respektuar asnjë masa kundër përhapjes së koronavirusit.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali videon nga ky tubim, në të cilën shihen qytetarët “të ngjitur” njëri me tjetrin, pa maska e pa distancë./Gazeta Sinjali/