Ende pa u shpallur zgjedhjet, partitë filluan gjuetinë për vota. VMRO-DPMNE njoftoi se nga e hëna karvani i partisë me moton “Ripërtëritja para shtëpisë suaj” do të nisë ti vizitojë të gjitha vendbanimet, në të gjithë Maqedoninë. Zaev dhe LSDM janë fajtorë për humbjet, mashtrimet dhe krimin, më 12 prill do të japin llogari, tha Sekretari i Përgjithshëm Igor Janushev.
“Ne do të shikohemi sy më sy, me qytetarët dhe do të themi se Maqedonia ka shans dhe shpresë, dhe se rindërtimi po vjen. Ne jemi këtu për qytetarët, të fitojmë së bashku, që kjo e keqe të mos përsëritet kurrë, Zoran Zaev kurrë më, tha Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.
Edhe LSDM-ja në fushatë. Sot në oborrin partiak organizoi një pazar humanitar. Në frymën e solidaritetit dhe humanitetit, së bashku të ndërtojmë një shoqëri korrekte për të gjithë”, tha Zaev duke u bërë thirrje të pranishmëve të dhurojnë fonde, për familjet e pastreha në shtëpinë e përkujdesit në Vizbeg.
“Vlerat e tilla sociale demokratike gjatë kësaj periudhe të festave, duhet ta hapin zemrën dhe të zgjasim dorën, dhe të ndihmohemi mes vete. Përmes blerjes së pijeve dhe produkteve dhe përmes donacioneve në kuti, ose blerjes së rekuizitave, ndihmojmë drejtpërdrejt bashkëqytetarët tanë, që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë”.
Edhe BDI para disa ditëve e filloi fushatën nga Çairi. Zyrtarë të lartë të partisë inspektonin zgjerimin e Rrugës së pllastikave dhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Paralelisht me fushatat e partisë, gjithashtu po negociohet për koalicionet parazgjedhore. Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar, se javën e ardhshme do të dihet me cilën parti do të koalicionojë. Shpresojnë se koalicioni do të jetë trepartiak, ku do të përfshihen BESA dhe Alternativa. Duke folur për koalicionin e ardhshëm parazgjedhor të udhëhequr nga LSDM, Zaev thotë se ai tashmë ka filluar bisedimet me partitë, që ai tashmë i ka në koalicion, por edhe me partitë e tjera të opozitës nga blloku politik maqedonas dhe ai shqiptar.
“Unë drejtoj një parti demokratike dhe vendimet me këtë përmbajtje dhe që janë esenciale, i marrin organet e partisë. dhe unë nuk mund të them për çfarë jemi gati ose jo, por mund të them që jam i gatshëm të flas me të gjithë”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.
BDI tashmë ka deklaruar se ata do të garojnë vetë në zgjedhje. VMRO-DPMNE paralajmëron, se janë në kontakt dhe bisedime me partitë e bllokut shqiptar të opozitës. Mickoski kohët e fundit tha se nuk sheh pengesë për koalicionin parazgjedhor, por edhe për mundësinë për të dalë vetë në zgjedhje./Gazeta Sinjali/