image Partia Socialiste mbledh 47 nënshkrime deputetësh për të shkarkuar Ilir Metën

Shqipëri

Partia Socialiste mbledh 47 nënshkrime deputetësh për të shkarkuar Ilir Metën

news image

Partia Socialiste ka mbledhur, deri tani, nënshkrimet e 47 deputetëve për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, sipas burimeve të A2.

Nisma pritet të depozitohet në orët në vijim në Kuvend dhe një komision hetimor pritet të ngrihet me shpejtësi për të shqyrtuar kërkesën.

Mazhoranca ka deklaruar më herët se presidenti Ilir Meta do të shkarkohet nga Kuvendi aktual në lidhje me shkeljet e Kushtetutës dhe përfshirjen e tij në fushatë.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca aktuale ndërmerr një nismë për shkarkimin e Ilir Metës, brenda një mandati. /Gazeta Sinjali/