image Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Supreme, kërkon që votat të anulohen edhe në tri komuna të tjera

Partia Liberale Egjiptiane dorëzon ankesë në Supreme, kërkon që votat të anulohen edhe në tri komuna të tjera

news image

Partia Liberale Egjiptiane ka dorëzuar ankesë sot në Gjykatën Supreme të Kosovës, për të cilës kërkon që në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për anulimin e votave të përfshihen edhe tri komuna të tjera me shumicë serbe, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj partie, Veton Berisha, tha se presin që Supremja ta plotësojë këtë “mangësi” të vendimit të PZAP-së dhe të vendos standardin e njëjtë për të gjitha komunat.

Berisha tha se partia e tij ka kërkuar që të anulohen votat edhe në Graçanicë, Mitrovicë të Veriut e Lipjan.

“Unë mendoj që si dukuri duhet të anulohet në tërësi. Ne e kemi ruajtur sovranitetin e Kosovës, e kemi parandaluar një të keqe të madhe dhe e kemi parandaluar që si dukuri të ndodhë përsëri. Egjiptianët janë dëmtuar me një mandat, edhe me vendimin e djeshëm ende nuk do të jem pjesë e Kuvendit ndërkaq nëse pranohet kjo ankesë unë do të jem në Kuvend. Unë do të doja të largohesha nga votuesit, por jo nga Serbia”, ka thënë ai.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur dje që të anulojë 4 mijë e 976 vota për partitë e komunitetit boshnjak në disa komuna me shumicë serbe./Gazeta Sinjali/