image Partia franceze e cila është haptazi kundër Kosovës dështon në zgjedhjet elektorale

Evropë

Partia franceze e cila është haptazi kundër Kosovës dështon në zgjedhjet elektorale

news image

Partia e së djathtës ekstreme, Fronti Kombëtar e cila drejtohet nga Marine Le Pen nuk ka arritur të fitojë asnjë rajon në zgjedhjet elektorale. Partia e Marine Le Pen nuk ka simpati për shtetin e Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këto zgjedhje elektorale është partia tradicionale e krahut të djathtë francez, e cila ka fituar 38 për qind të votave në raundin e dytë e ndjekur nga socialistët dhe të gjelbërit me 35 për qind dhe më pas vijnë  partia e Le Pen me 20 për qind dhe partia e presidentit Emanuel Macron.  

Franca është e ndarë në gjithsej 13 rajone. Shumë analistë vlerësojnë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk do të jenë një duel midis Le Pen dhe Macron.

Ndryshe politikanët e partisë së ekstremit të djathtë që drejtohet nga Marine Le Pen kishin përdorur një gjuhë të ashpër politike ndaj Kosovës, duke e quajtur si vend i cili sundohet nga grupet e krimit të organizuar dhe të lidhur me grupet radikale islamike. /GazetaSinjali/