image Partia e Trudeau fiton zgjedhjet në Kanada, por humb shumicën

Politikë

Triumfi/ Partia e Trudeau fiton zgjedhjet në Kanada, por humb shumicën

news image

Partia Liberale e Justin Trudeau ka ruajtur pushtetin, por duke siguruar një fitore të ngushtë në zgjedhjet e të hënës.

Kjo do të thotë se ai do të jetë i detyruar të udhëheqë një qeveri minoriteti si kryeministër.

Partia e tij do të pretendojë shumicën e vendeve në parlament, por mandati i tyre i dytë do të jetë shumë më i vështirë, duke u mbështetur te partitë e tjera për të miratuar ligjet.

Liberalët ishin kokë më kokë me rivalët e tyre të qendrës së djathtë Konservatore.

Këto zgjedhje federale u panë si një referendum për Trudeau, i cili kaloi një mandat jo të qetë.

Ai e humbi pjesën më të madhe të mbështetjes muajt e fundit. Në pranverë u bë publike se ai i kishte bërë presion Ministres së tij të atëhershme të Drejtësisë për të ndaluar hetimet për ryshfet në Libi kundër kompanisë kanadeze SNC-Lavalin.

Vetëm kur një komitet etike shqiptoi një qortim për të, Trudeau kërkoi falje.

Në shtator u shfaq një fotografi e bërë para 20-vjetësh, ku Trudeau shihet më fytyrë me bojë të errët – i maskuar si Aladdini – në një festë. Ai kërkoi falje për sjelljen e tij “raciste” dhe tha gjithmonë kishte qenë “më entuziast për kostumet, sesa është ndonjëherë e përshtatshme”.

“Ju e bëtë atë miqtë e mi. Urime”, u tha ai mbështetësve në Montreal pas fitores.

Duke iu drejtuar vendit dhe qytetarëve që i besuan votën,Trudeau u shpreh: “Faleminderit që keni besim tek ne për të lëvizur vendin tonë në drejtimin e duhur”.

Dhe për ata që nuk e mbështetën, ai premtoi se partia e tij do të qeveriste për të gjithë.