image Partia e serbëve të Kosovës del kundër Vuçiqit: Deklaratat e tij janë hipokrizi

Kosovë

Partia e serbëve të Kosovës del kundër Vuçiqit: Deklaratat e tij janë hipokrizi

news image

Partia e serbëve të Kosovës (PKS), e udhëhequr nga kryetari Aleksandar Jabllanoviq, ka kritikuar rëndë presidentin serb, Vuçiqin për deklaratën e tij të fundit i cili krahason çështjen Kosovë-Serbi me atë të Armenisë dhe Azerbajxhanit, i cili flet për konflikt të ngrirë dhe luftë me Kosovën.

PKS përmes një postimi në Facebook shkruan se Kosova nuk ka asgjë të përbashkët me situatën në Azerbajxhan dhe se në Kosovë vlen Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e njëjta të cilën sipas tyre, Prishtina dhe Beogradi po e shkelin vazhdimisht në disa segmente.

Ata gjithashtu u shprehën se Kosova mbrohet nga forcat ndërkombëtare të sigurisë dhe nga Ushtria e Kosovës.

“Në Kosovë ekziston prania e forcave ndërkombëtare të sigurisë, të cilat duhet të jenë garantuese e paqes dhe stabilitetit. Por vëmë re se ekziston një formacion i armatosur në Kosovë (Ushtria e Kosovës), i cili është themeluar kundër vetë kushtetutës së Kosovës, por edhe me pëlqimin e heshtur të Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar”.

“Ne shohim hipokrizi të veçantë në pjesën e deklaratës së Presidentit të Serbisë në të cilën ai flet për nevojën për të mos i lënë ‘fëmijëve tanë’ një konflikt të ngrirë në Kosovë”, thuhet tutje në deklaratën e PKS-së.

/Gazeta Sinjali/