image Parlamenti mbushet me policë dhe ushtarë në seancën e rëndësishme për kredi

Botë

Botë/ Parlamenti mbushet me policë dhe ushtarë në seancën e rëndësishme për kredi

news image

Policë dhe ushtarë të armatosur deri në dhëmbë u futën në parlamentin e El Salvadorit, duke kërkuar miratimin e një kredie prej 109 milionë dollarë për pajisjen e tyre me mjete dhe armatim.

Ata hynë në ndërtesë ndërsa Presidenti Nayib Bukele ishte gati t’u drejtohej ligjvënësve. Më parë, ai u dha atyre shtatë ditë kohë për të mbështetur planin e tij të kredisë.

Politikanët e opozitës e cilësuan futjen e njerëzve të armatosur në parlament një akt të paprecedent frike dhe presioni.

El Salvador ka një nga nivelet më të larta të vrasjeve në botë. Shumica e dhunës kryhet nga bandat kriminale që veprojnë në të gjithë Amerikën Qendrore.

Presidenti Bukele e mori detyrën në qershor 2019, duke u zotuar ti japë fund të gjithë trashëgimisë së  dhunës së bandave dhe korrupsionit në vendin e varfër të Amerikës Qendrore.

Drejtuesi 38-vjeçar dëshiron të përdorë kredinë për të përmirësuar pajisjet e policisë dhe forcave të armatosura në luftën kundër krimit.

Në veçanti, fondet do të përdoren për të blerë automjete policie, uniforma, pajisje mbikëqyrje dhe një helikopter.

Por gjatë fundjavës, shumica e deputetëve zgjodhën të mos diskutojnë për projektligjin e propozuar.

Pa kuorum në parlament, presidenti u bëri thirrje mbështetësve të tij që të zbresin në ndërtesën e parlamentit.

Rreth 50,000 demonstrues pro-qeveritar ju përgjigjën thirrjes së tij.

Presidenti Bukele u tha atyre që të ktheheshin në rrugë brenda një jave nëse deputetët nuk debatonin mbi projektligjin.

Kundërshtarët e tij politikë e akuzuan atë se po i kërcënon dhe se po shndërrohet çdo ditë e më tepër në autoritar./Gazeta Sinjali/