Parlamenti Evropian njoftoi sot në mbrëmje se ka ndërprerë negociatat me shtetet anëtare për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, për periudhën 2021-2027, gjë që rrezikon vonimin e planit stimulues prej 750 miliardë eurosh, i mbështetur prej tij, transmeton Gazeta Sinjali.
“Eurodeputetët do të kthehen në tryezën e negociatave kur Këshilli të ketë treguar një dëshirë të vërtetë për të gjetur një marrëveshje”, deklaroi PE në një deklaratë, raporton ATSh.
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE ranë dakord korrikun e kaluar për një buxhet prej 1,074 miliardë eurosh për shtatë vjet.
Megjithatë, PE ka bërë thirrje për një vëllim shumë më të madh, i destinuar veçanërisht për 15 programe kryesore të BE-së.
Deputetët e PE-së refuzuan sot një propozim kompromisi nga presidenca gjermane, duke premtuar një rritje me rreth nëntë miliardë euro.
Marrëveshja midis vendeve anëtare për këtë buxhet ka qenë jashtëzakonisht i vështirë për t’u përfunduar, pasi presidenca gjermane e BE-së deri më tani ka refuzuar të rrisë vëllimin e tij të përgjithshëm. /Gazeta Sinjali/