image "Paratë ose ta vrajë gruan", ky është këshilltari i Hotit që u kërcënua

Siguri

“Paratë ose ta vrajë gruan”, ky është këshilltari i Hotit që u kërcënua

news image

Sot Gazeta Sinjali raportoi se një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës është kërcënuar përmes telefonit, gjatë ditës së djeshme. Sinjali mëson se bëhet fjalë për këshilltarin politik të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, Kastriot Jahajn.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se derisa Jahaj ishte në banesën e tij në Fushë Kosovë, ishte kanosur përmes telefonit nga një person i panjohur dhe siç mëson Sinjali, ai i kishte thënë se po që se nuk ia sjellë paratë, do ta privonte nga jeta bashkëshorten e tij.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Jahajn për të marrë një konfirmim zyrtar, por i njëjti ka refuzuar të flasë, me arsyetimin se “është me familje”.

Për këtë rast Sinjali mëson se është informuar edhe Prokurori i Shtetit dhe rasti është cilësuar si kanosje.

Kastriot Jahaj, këshillar politik i Hotit

/GazetaSinjali/