image “Paratë ia kishte dhënë përmes pakos së cigares” – dënohen dy policët e Kosovës për marrje të ryshfetit

Kosovë

Siguri/ “Paratë ia kishte dhënë përmes pakos së cigares” – dënohen dy policët e Kosovës për marrje të ryshfetit

news image

Muhamer Miftari, është dënuar me një vit burgim dhe me 500 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për shkak se gjyqtari e ka gjetur fajtor që si polic i Kosovës kishte marr ryshfet.

Edhe kolegu i tij Hyzer Dugolli si polic i Kosovës është dënuar për të njëjtin rast.  Ai pasi ka pranuar fajësinë, është dënuar me nëntë muaj burgim dhe 50 euro gjobë.

Sipas aktakuzës dy zyrtarët policorë kishin kërkuar shumën prej 400 euro prej të dëmtuarit në mënyrë që të mos e ekzekutonin aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Divizioni për Kundërvajtje, për zbatim të masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit të kategorisë “B”, në kohëzgjatje prej gjashtë muaj.

Më tutje në aktakuzën e dy policëve thuhej se një restorant, polici Dugolli kishte pranuar 400 euro nga personi i dëm-tuar. Këto para do të shërbenin për të dhe kolegun e tij Miftarin. Viktima paratë ia kishte dhënë përmes një pagoje të cigares.

Dugolli ishte kapur në flagrancë nga IPK-ja duke pranuar të hollat./Gazeta Sinjali/