image Parashikimi për Covid-19, del grafiku sesa persona mund të vdesin deri në qershor në SHBA

Botë

Botë/ Parashikimi për Covid-19, del grafiku sesa persona mund të vdesin deri në qershor në SHBA

news image

Shtetet e Bashkuara pritet ta tejkalojnë shifrën e 113.000 vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi deri në mes të qershorit, sipas një mesatare të modeleve parashikuese.

Vendi regjistron më shumë se 1.5 milionë persona të infektuar me COVID-19 dhe 93 mijë të vdekur, por një projektim i përpiluar i nëntë modeleve të institucioneve që përpiqen të parashikojnë sjelljen e virusit dhe efektin e masave të autoriteteve, parashikojnë që afërsisht 22.000 njerëz do të vdesin nga sëmundja në 25 ditët e ardhshme, shkruan “NewsWorld”.

“Parashikimi i ri për vdekjet në Shtetet e Bashkuara deri më 13 qershor është afërsisht 113.000, me marzhin e gabimit 10%, pra nga 107.000 deri në 121.000”, bëri të ditur Qendra e Parashikimeve për COVID-19 në Universitetin e Massachusetts.

Deri më 20 qershor, me një diferencë më të madhe gabimesh, modelet tregojnë se numri do të rritet në 163.000 vdekje, gati dyfishi i numrit në mes të majit./ Gazeta Sinjali/