image Parashikimi i motit për të dielën

Kosovë

Parashikimi i motit për të dielën

news image

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare. /Gazeta Sinjali/