“Prishtina Weather” parashikon fundjavë me mot shumë të ngrohtë dhe kryesisht me diell.
Në fillim të javës së ardhshme mbetet ngrohtë, kohëpaskohe me vransira kalimtare.
Datat:
12.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
13.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.
14.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Kohëpaskohe vransira kalimtare.
15.09 – Mbetet shumë ngrohtë, kryesisht me diell, e kohëpaskohe me vransira kalimtare.
16.09 – Mbetet shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat gjatë kësaj periudhe mbeten ndjeshëm mbi vlera mesatare, me minimale që do të lëvizin nga 12 gradë C deri në 14 gradë C, ndërsa maksimalet nga 27 gradë C deri në 30 gradë C.
Era do të fryejë kryesisht nga verilindja, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike në rritje, e gjatë javës së ardhshme me tendencë të rënies. /Gazeta Sinjali/