image Parashikimi i motit për sot

Kosovë

Parashikimi i motit për sot

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, shkruan Gazeta Sinjali.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

“Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ky institut po ashtu njofton se edhe Indeksi i rrezeve ultra-violetë do të shënojë vlera të rritura, që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, personat në moshë.

Prandaj, këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, që nga ora 09:00 deri në orën 17:00, mundësisht të mos keni kontakt të drejtpërdrejtë me rrezet e diellit.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./Gazeta Sinjali/